Atentati mbrëmë në Tiranë, autorët e ndoqën për disa orë Zamir Kalemin, në vendin e ngjarjes u gjetën 13 gëzhoja

Autorët e ndoqën Personat që i bënë atentat me qëllim eliminimin e Zamir Kalemit mbrëmjen e së premtes në unazën e madhe në Tiranë, e kanë ndjekur objektivin për disa orë me radhë.

Kjo është provuar nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë që hetuesit kanë kryer në zonë. Megjithatë, në vendin e ngjarjes nuk ka kamera sigurie, çka e vështirëson jo pak punën e policisë për detaje të plota mbi atentatin e dështuar.

Në vendngjarje ekspertët e kriminalistikës gjetën 13 gëzhoja automatiku, i cili u gjet i shkrumbuar në makinë. Ndërkohë, agresorët të cilët dogjën mjetin ‘Nissan’ në Bërzhitë, kanë përdorur targa të vjedhura për kryerjen e atentatit, të denoncuara të humbura më herët në Tiranë. Në drejtim të makinës ‘Smart’ me të cilën po lëvizte Kalemi është qëlluar nga distancë e shkurtër, ndërsa makina më pas është përplasur me trafikndarësen.

Njoftimi i Policise Tiranë


Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, më datë 12.01.2024, ju informojmë se: Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, në vendin e quajtur “Nënkalimi i Selitës”, është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi Zamir Kalemi, i vitlindjes 1983, si pasojë ky shtetas ka marrë disa plagë me arrmë zjarri, dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor, i cili në drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka kryer veprimet e nevojshme procedurale, ka këqyrur vendin e ngjarjes, ka këqyrur vendin e djegies së automjetit të përdorur nga autorët, ka sekuestruar provat materiale, ka pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit disa shtetas, ka sekuestruar dhe po vazhdon këqyerjen e pamjeve filmike në afërsi të vendit të ngjarjes.

Aktualisht grupi hetimor vazhdon punën për gjetjen dhe sekuestrimin e provave të tjera të rëndësishme për hetimin. Nga verifikimet paraprake, targat e automjetit AA 968 JD, të përdorura nga autorët, janë kallëzuar të vjedhura në Tiranë, në vitin 2018, dhe po ashtu edhe mjeti tip “Nissan”, ngjyrë gri me targë MHY6650, i cili rezulton i vjedhur në Greqi më datë 13.02.2023.

Nga analiza e rethanave të ngjarjes ka informacione se kjo ngjarje ka lidhje me disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura gjatë vitit 2022 dhe 2023 në Shqipëri dhe Greqi. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon ndihmën e publikut për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje dhe për çdo informacion të vlefshëm vendos në dispozicion shumën prej 15 000 euro, dhe informacioni mund të jepet në numrin +355694111546, duke garantuar anonimatin e çdo telefonuesi. Informacione më të detajuara do të japim për mediat dhe për publikun, në vazhdim të hetimeve.

Lajmet Atentati mbrëmë në Tiranë, autorët e ndoqën për disa orë Zamir Kalemin, në vendin e ngjarjes u gjetën 13 gëzhoja >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>