Atalanta mposht liderin në “Maradona”
Futbollistët e Atalanta kanë shkurtuar epërsinë e pikëve ndaj liderit të Serie A Napoli, pasi shënuan fitore në “Diego Armando Maradona” me një lojë të shkëlqyer që siguroi rezultatin përfundimtar 3:0.
Skuadra napolitane pësoi kështu humbjen e dytë në këtë edicion të ri të garave, por vazhdon kryesimin e tabelës pas 11 xhirove me 25 pikë, tri më shumë se Atalanta dhe Fiorentina.
Ademola Lookman ishte ylli i ndeshjes duke shënuar dy herë për Atalanta dhe atë dy herë brenda 21 minutave (10’ e 31’) për rezultatin e pjesës së parë 2:0. Kur pritej që lideri i tabelës të rikthejë rezultatin në pjesën e dytë, Mateo Retegui thelloi epërsinë në minutën e dytë të kohës shtesë për epilogun 3:0.
Në ndeshjet e tjera të xhiros së 11-të të Serie A, skuadra e Fiorentinës shënoi fitore sot si mysafire ndaj Torino 1:0, Verona mposhti si vendës Romën 3:2.