Asociacioni i Klubeve Sportive Prishtina, Stavileci: Bashkim për forcim të sporteve

Sot, është themeluar Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina”, ku gjatë prezantimit u tha se ky asociacion ka për qëllim të mbështesë dhe të koordinojë aktivitetet e klubeve sportive në kryeqytet, duke krijuar një platformë bashkëpunimi për zhvillimin e sporteve lokale.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe i pari i kryeqytetit Përparim Rama, përfaqësues të klubeve sportive, si dhe personalitete të fushës së sportit, të cilët diskutuan mundësitë e zhvillimit të mëtejshëm të aktiviteteve sportive në Prishtinë.

Blerand Stavilevci, kryetar i Klubit të Basketbollit Prishtina dhe njëherësh kryetari i këtij Asociacioni tha se kjo iniciativë është e dobishme, pasi që sipas tij sa më shumë që bëhen bashkë për sportin është më mirë për të gjithë.

“Iniciativa jonë është shumë e mirë, shpesh njerëzit thonë se për çka po bohet? Dhe cilat janë motivet për mu mbledh. E para si gjithçka në jetë ashtu edhe në sport sa ma shumë që mblidhemi aq më mirë është për të gjithë. Sa ma tepër që afrohemi me njëri-tjetrin dhe ja kuptojmë hallet njëri tjetrit, aq më solidar bohemi. Aq më shumë e kuptojmë atë shpirtin ekipor që në të gjitha sportet e kanë peshën e njëjtë si në hendboll, si në volejboll, si në futboll, si për femrat si për meshkujt është e njëjta. Krejt ne e kemi një qëllim me fitua po jo fitore me çdo kusht”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i Prishtinës Përparim Rama tha se kjo iniciativë do t’i ndihmojë shumë klubeve. Ai theksoi se Kosova ka Ligjin e sponsorizimit dhe se tani sipas tij, shumë kompani dhe biznese të ndryshme të cilat kanë pasur dëshirë të lidhen me Prishtinën tani e kanë mundësinë.

“Kjo iniciativë mendoj që me hapa shumë të shpejt ka me ju ndihmua klubeve, sepse kur bashkoheni, kur jeni një, e keni edhe fuqinë më të madhe të negocimit, me këdo, edhe për gjëra të sponsorizmit. Ne për fat të mirë në Kosovë e kemi ligjin e sponsorizimit dhe kemi mundësi me josh edhe prej sektorit privat numër të madh të kompanive, të bizneseve të ndryshme të cilat kishin pas dëshirë mu lidh me Prishtinën”, tha ai.

Kjo iniciativë pritet të kontribuoj edhe në forcimin dhe promovimin e sporteve të ndryshme në Prishtinë.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker