Asllani vazhdon të shkëlqej në Serie A

Kristjan Asllani ishte një nga protagonistët e Interit në sezonin 2023-2024, me zikaltrit që u shpallën kampionë për herë të 20-ë në Serinë A.

Mesfushori shqiptar, i cili është edhe zëvendësuesi i parë i turkut Calhanoglu, gjeti shumë më tepër minuta krahasuar me një vit më parë, teksa Inzaghi i besoi nga minuta e parë edhe në disa ndeshje të rëndësishme.

E për të evidentuar edhe më shumë cilësitë dhe kontributin e Asllanit, ka menduar sajti i specializuar i analizës së shifrave në futboll, OPTA, sipas të cilës mesfushori shqiptar ka përqindjen më të lartë të pasimeve të sakta në Serinë A.

“Kristjan Asllani ka pasur një saktësi pasimi prej 93% me Interin, më e larta krahasuar me çdo mesfushor në Serinë A. Në krahasim janë përfshirë mesfushorët që kanë kontribuar me të paktën 500 pasime gjatë sezonit”, thuhet në përshkrimin e OPTA-s, që ndër të tjera ka publikuar edhe një hartë të pasimeve të Asllanit.

Aktualisht mesfushori 22-vjeçar është në grumbullim me Shqipërinë, aty ku pritet të luajë një rol të rëndësishëm në Kampionatin Europian Gjermani 2024, teksa më pas do të rikthehet sërish nën urdhrat e Simone Inzaghit, me shpresën për të gjetur edhe më shumë minuta në sezonin e tij të tretë me fanellën zikaltër.

Lajmet Asllani vazhdon të shkëlqej në Serie A >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>