Asfaltohet rruga dhe rregullohet ura në fshatin Bistricë të Leposaviqit 

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka publikuar pamje nga asfaltimi i rrugës dhe urës në fshatin Bistricë të Leposaviqit, në veri të Kosovës.

Aliu, ka shkruar se projekte dhe punë konkrete për rezultate konkrete për vitin 2023.

“Projekte e punë konkrete, për rezultate konkrete në vitin që sapo kemi hyrë”.

“Pamje të fshatit Bistricë, në veri të Mitrovicës, ku po vazhdon asfaltimi i rrugëve dhe rregullimi i urës së fshatit”, ka shkruar Aliu.

Ministrit Aliu i bëjmë me dije se fshatrat shqiptare Bistrica, bashkë me Cerajën dhe Koshtovën gjenden në veri të Kosovës, gjegjësisht në Komunë të Leposaviqit, dhe jo në veri të Mitrovicës. /Kosova.info/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!