Asambleja e PS 5 orë mbledhje, Rama: Kam pakënaqësi, dua fitore në 2025!

Edi Rama, pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare Socialiste dha një deklaratë për mediat.

Kreu i qeverisë tha se mbledhja e sotme i shërbeu analizës dhe diskutimeve me fakte.

Ai deklaroi se PS kërkon fitoren në zgjedhjet parlamentare të pranverës së vitit të ardhshëm.

“Nga 15 prilli do të përgatitemi për zgjedhjet. Jemi në funksion të objektivit që në zgjedhjet e ardhshme të marrim fitoren më shembullore të të gjithë proceseve zgjedhore. Kemi konstatuar që në këtë proces kanë marrë pjesë mbi 55 mijë anëtarë të PS, ka pasur një sërë problematikash të lidhura me organizimin, me të gjithë anëtarët, duke pasur parasysh lëvizjet demografike. Nuk jemi nxituar me anëtarësimet. Unë kam pakënaqësi me çdo gjë që bëj vetë dhe PS, kjo pakënaqësi më ka çuar përpara dhe shyqyr që e kemi dhe bashkëjetojmë me nevojën për të qenë të pakënaqur”, tha Rama.

A kanë pasur persona që rrezikojnë të prishin unitetin?

Është një këtu afër sepse çdo procesi i duhet një hudhër.

Lajmet Asambleja e PS 5 orë mbledhje, Rama: Kam pakënaqësi, dua fitore në 2025! >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>