​Arsenali vetëm barazim kundër Fulham, Liverpool mban sigurt kreun e tabelës

Arsenal ka dështuar të arkëtojë tri pikë në përballjen e radhës, duke humbur kështu mundësinë për shkurtimin e diferencës me liderin Liverpool.

Topçinjtë si mysafirë nxorën vetëm një pikë ndaj Fulham duke luajtur baras sot me rezultatin 1:1.

Goli i parë në stadiumin “Craven Cottage” u shënua nga skuadra vendëse përmes Raul Jimenez, pas asistimit të Kenny Tete në minutën e 11-të.

Futbollistët e Mikel Arteta arritën barazimin shtatë minuta pas fillimit të pjesës së dytë me golin e mbrojtësit William Saliba, pas asistimit të Kai Havertz.

Pas 15 xhirosh në Premier Ligë, skuadra e Arsenalit mbetet në pozitën e dytë me 29 pikë, gjashtë më pak se lideri Liverpool me një ndeshje më pak pas anulimit të takimit m Evertonin për shkak të motit të keq. Fulham ndërkaq renditet në pozitën e 9-të me 23 pikë.

Në dy ndeshjet e tjera të ditës Ipswich humbi nga Bournemouth 1:2, ndërsa Leicester barazoi me Brighton – 2:2.

Sot zhvillohet edhe ndeshja tjetër Tottenham Hotspur – Chelsea nga ora 17:30, ndërsa xhiroja e 15-të e Premier Ligës përmbyllet të hënën me duelin West Ham-Wolves nga ora 21:00.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker