Arsenali ka caktuar çmimin për Xhakën

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka mund të rikthehet në Bundesligën gjermane, ku më parë ka mbrojtur ngjyrat e Borussia Monchengladbach. Sipas gazetarit Tony Juanmarti, shqiptari me nënshtetësi zvicerane është piketuar nga Bayer Leverkusen.

Burimi thotë se Arsenali kërkon 10 milionë euro për mesfushorin e tyre. Leverkusen nuk i pëlqen ende kjo shifër, kështu që klubi dëshiron t’i lutet “Topçinjve” për një zbritje shtesë përpara se të bëjë përpjekje specifike për të realizuar transferimin.

Kujtojmë se Xhaka luan për Arsenalin që nga viti 2016 dhe që nga ajo kohë ka qenë kapiten i skuadrës. Zvicerani fitoi dy FA Cup me Gunners.

Lajmet Arsenali ka caktuar çmimin për Xhakën >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!