Arsenal-PSG, nis ndeshja në “Emirates”

Në stadiumin “Emirates” ka nisur tashmë gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampionëve ku po ballafaqohen Arsenali dhe Paris-Saint-Germain.

Ballafaqimi i këtyre dy gjigantëve evropian vjen pikërisht në një kohë kur të dy këto klube po kalojnë nëpër një seri tejet pozitive të rezultateve në kampionatet respektive.

Të dy këto skuadra nuk e kanë fituar asnjëherë trofeun e Ligës së Kampionëve, andaj do të japin gjithçka nga vetja sonte dhe në ndeshjen kthyese që zhvillohet javën e ardhshme për të shkruar historinë e kësaj gare.

Në fushë skuadrat kanë zbritur me formacionet e mëposhtme:

Arsenal: Raya, Timber, Saliba, Kiwior, Lwis-Skelly, Rice, Merino, Odegaard, Saka, Martinelli, Trossard

PSG: Donnarumma – Hakimi, Marquinhos, Pacho, Mendes – Neves, Vitinha, Ruiz – Doue, Dembele, Kvaratskhelia

Ndërsa, në gjysmëfinalen tjetër të këtij kompeticioni ballafaqohen Barcelona dhe Interi me sfidën e parë ndërmjet tyre që zhvillohet nesër në mbrëmje.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker