Arrestohet për të shtëna armësh një person në Llukar të Prishtinës
Është arrestuar një person në Llukar të Prishtinës, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë.
Policia ka bërë të ditur se tek i dyshuari është sekuestruar një pistoletë.
“Është arrestuar i dyshuari m/k (mashkull kosovar) për shkak se i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë. Tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë. Po ashtu në cilësi të dyshuarit është intervistuar edhe një i dyshuar tjetër m/k tek i cili gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe 25 fishekë. I arrestuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.