Arrestohet një preson në Jarinje, dyshohet se prezantoi dokumente serbe false
Një kosovar është arrestuar të premten në pikën kufitare në Jarinje, sipas policisë pasi ai ka prezantuar dokumente të lëshuara nga Serbia të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara.
“Dokumentet janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Rasti është cilësuar “Falsifikim i dokumenteve”./21Media