Arrestohet një polic për ngacmim seksual në Pejë

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar mbrëmë një zyrtar policor në Pejë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të ngacmimit seksual.

IPK përmes një njoftimi për media ka njoftuar se me vendimin e prokurorit kompetent, zyrtarit të dyshuar i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Si pjesë e procedurave administrative për zyrtarin e dyshuar IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e tij.

“Inspektorati Policor i Kosovës mbetet i përkushtuar drejt mbajtjes së standardeve të larta të integritetit brenda institucioneve të sigurisë publike përderisa hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e IPK-së./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker