Arrestohet një burrë në Ferizaj, dyshohet se e dhunoi një 26-vjeçare në motel

Policia e Ferizajt e ka arrestuar një 31-vjeçar, i cili dyshohet se e ka dhunuar një 26-vjeçare në një motel në rrugën Ferizaj-Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i tha Express se dhunimi dyshohet të ketë ndodhur pak pas mesnatës, ndërsa për këtë Policia u informua rreth orës 04:00 në mëngjes.

“Sot rreth orës 04:00 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se rreth orës 00:30 në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë në një motel në Ferizaj dyshohej se ishte një rast “Dhunimi”. Policët hetues dhe krimteknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar i kanë nisur hetimet”, tha zëdhënësi në një përgjigje me shkrim.

“Në lidhje me këtë policët hetues kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar personin mashkull, kosovar i moshës 31 vjeçar me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunimi” ndaj femrës kosovare e moshës 26 vjeçare”, shtoi ai.

31-vjeçari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe më pas është intervistuar nga policët hetues. Siç njofton Policia, me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!