Arrestohet ish-deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë Jurgis Çyrbja

Ish-deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Jurgis Çyrbja, i cili pak ditë më parë “dorëzoi” mandatin e deputetit, është arrestuar këtë të diel me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Arrestimi është kryer në Durrës, teksa Çyrbja ishte duke udhëtuar me makinë me shoferin e tij.

Sipas burimeve jo zyrtare, mësohet se Çyrbja akuzohet se ka shpërdoruar detyrën, në kohën kur drejtonte Hipotekën e Durrësit, pa e marrë ende mandatin e ligjvënësit.

Në atë kohë drejtues politik i qarkut Durrës, Edi Paloka, ka çuar në SPAK deputetin aktual për “shpërdorim detyre”, për firmosjen brenda të njëjtës ditë të dy praktikave legalizimi për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm, duke realizuar kështu mbivendosje prone.

Nga 2021 deri më sot, ky hetim është udhëhequr nga prokurori i SPAK-ut, Dritan Prençi.

Vetë Çyrbja teksa dha shpjegime për 5 orë me rradhe, kur doli nga SPAK deklaroi se nuk ishte marë i pandehur. Por në të njëjtën kohë nuk vuri në dukje në media se kishte kërkuar dorëheqjen nga mandati i deputetit.

PADIA E PALOKES

Ishte data 18 prill 2021, vetëm një javë para zgjedhjeve parlamentare të atij viti. Në cilësinë e drejtuesit politik të PD në Qarkun e Durrësit, Edi Paloka dërgoi në SPAK deputetin dhe kandidatin atëhershëm socialist Jurgis Çyrbja, i akuzuar për “shpërdorim detyre”.

Në konferencën për mediat nga selia e degës lokale të PD, Paloka tha se Çyrbja akuzohet për mbivendosje prone. Sipas Palokës, ish-drejtori i Hipotekës së Durrësit, Jurgis Çyrbja brenda një dite kishte firmosur dy praktika për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm duke realizuar kështu në mbivendosje prone.

Në të njëjtën kohë, Paloka tha se edhe javët e fundit (prill 2021), Çyrbja ka qenë i pranishëm në Kadastrën e Durrësit duke shpërndarë certifikata dhe legalizime, njësoj sikur të ishte ende drejtor Hipoteke.

Ndërkohë pjesë e denoncimeve të PD ishin edhe drejtues të institucioneve lokale dhe anëtarë të PS në Durrës, me akuzën e përfshirjes në blerjen e votave.

Sot, Jurgis Çyrbja u arrestua me urdhër të SPAK. Ish-deputeti socialist disa ditë më parë u mor i pandehur nga SPAK. Pasi iu komunikua akuza nga prokurorët e posaçëm, Çyrbja dorëzoi mandatin e deputetit./oranews

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker