Arrestohet 37-vjeçari, synonte të shiste monedha 2 € false

Policia e Kosovës ka arritur që përmes masave të fshehta të hetimit ta arrestojë një 37-vjeçar që synonte të shiste monedha 2 euroshe të falsifikuara. Rasti ka ndodhur në fshatin Shakovicë të Podujevës,  raporton Express.

I dyshuari gjatë realizimit të masave të fshehta të hetimit nga hetuesit policorë, ka ofruar për shitje 5000 copë monedha nga 2 euro (5000×2=10000). I dyshuari këtu monedha synonte t’i shiste për 6 mijë euro.

Gjatë kontrollit në veturën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 5 mijë monedha 2 euroshe që dyshohet se janë të falsifikuara, 3 kartëmonedha 20 euro që dyshohet të jenë poashtu të falsifikuara, veturën e përdorur dhe një telefon celular.

“I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Lajmet Arrestohet 37-vjeçari, synonte të shiste monedha 2 € false >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>