Arrestohen tre persona në Prishtinë, iu gjet arsenal armësh në veturë

Të dielën (11 shkurt) në “Rrugën B” në Prishtinë nga policia janë kapur në flagrancë tre persona të dyshuar për armë ilegale.

Nga të njëjtit policia ka arritur të sekuestrojë disa armë dhe mjete të rrezikshme, ndërsa të dyshuarit tashmë ndodhen në mbajtje.

Sinjali ka mësuar se tre të dyshuarit që u arrestuan janë Den Hyseni, Diell Pajaziti dhe i mituri A.H., ndaj të cilëve Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.

Në njoftimin e policisë, bëhet e ditur se përgjatë kontrollit të veturës në të cilën gjendeshin tre persona, u kapën dy pistoleta, 11 fishekë, 12 karikatorë, një maskë e zezë, një boks hekuri dhe një shufër metalike.

Lajmet Arrestohen tre persona në Prishtinë, iu gjet arsenal armësh në veturë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>