Arrestohen të dyshuarit që dëmtuan sallën në Pallatin e Rinisë

Arrestohen personat e dyshuar që kryen veprën penale huliganizëm në Pallatin e Rinisë.

Më 8 dhjetor gjatë një ndeshje basketbolli, ka ndodhu një incident, ku tifozët duke dëmtuar sallën, janë gjuajtur mes vete me mjete të forta, me ç ‘ rast kanë lënduar 4 zyrtarë policor, të cilët ishin në detyrë, të angazhuar për menaxhimin e situatës.

Policia bën të ditur se, pas vënies nën kontroll të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar për veprat Sulm ndaj personit zyrtar dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen pesë persona të dyshuar për pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm

Me datën 08.12.2022, rreth orës 18:00, në Pallatin e Rinisë, gjatë një ndeshje basketbolli, ka ndodhë një incident, ku tifozët duke dëmtuar sallën, janë gjuajtur mes vete me mjete të forta, me ç ‘ rast kanë lënduar 4 zyrtarë policor, të cilët ishin në detyrë, të angazhuar për menaxhimin e situatës.

Nga ana e tifozëve, deri tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

Pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar për veprat Sulm ndaj personit zyrtar dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë.

Informacion shtesë:

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme (NjHP), që operon në rajonin e Prishtinës, ka punuar intensivisht për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me incidentin dhe dëmin e konsiderueshëm që është shkaktuar në rastin e sipër shënuar.

Pas ekzaminimeve, veprimeve hetimore dhe sigurimit të provave është bërë ri-cilësimi i veprës penale në Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm.

Vepër kjo për të cilën hetuesit e NjHP-së,

kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë 5 perona të dyshuar :

– A.B. mashkull, 30 vjeç dhe

-A.B. mashkull, 25 vjeç,

K.R, mashkull, 31 vjeç,

B.M, mashkull, 33 vjeç, dhe

F.T, mashkull, 29 vjeç,

tre prej të cilëve, pas intervistimit me vendim të lëshuar nga prokurori i shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Nga ana e hetuesve, në vazhdimësi janë duke u ndërmarr veprime hetimore me qëllim të identifikimit dhe procedimit të të gjithë të dyshuarve të përfshirë në këtë rast./Njeshi/

Lajmet Arrestohen të dyshuarit që dëmtuan sallën në Pallatin e Rinisë >> Njeshi.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!