Arrestohen dy persona për dy vjedhje të veturave

Policia në Gjakovë ka arrestuar dy persona, si të dyshuar për dy raste të vjedhjeve të veturave.

Sipas Policisë, një veturë “Opel Corsa” është vjedhur më 5 dhjetor, ndërsa më 22 dhjetor është vjedhur një “VË Golf”.

Të arrestuarit janë A.L., banor i Carrabregut të Deçanit dhe Sh.K. banor i Kishnarekës së Drenasit.

I dyshuari i parë është ndaluar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rast për vjedhjen e veturës, ndërsa ndaj të dyshuarit të dytë është iniciuar rast “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.

Veturat e sekuestruara iu janë kthyer ankuesve.

Komunikata e plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Gjakovë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e dukurive negative, hetimin dhe arrestimin e të dyshuarve për përfshirje në vepra penale, pas një pune intensive operative dhe hetimore kanë arritur të identifikojë dhe të arrestoj dy të dyshuar të përfshirë në dy raste të vjedhjeve të veturave.

Në dhjetor 2022 nga Stacioni Policor në Gjakovë janë iniciuar dy raste për vjedhje të veturave në qytetin e Gjakovës. Me datën 05.12.2022 ishte vjedhur vetura OPEL Corsa, ndërsa me datën 22.12.2022 vetura VË Golf, raste të paraqitura nga pronarët e automjeteve.

Me datën 07.01.2023 Stacioni Policor në Gjakovë kanë arrestuar të dyshuarit:

1. A. L., banues në fshatin Carrabreg-Deçan, i lindur në vitin 1992 (shtetas i Republikës së Kosovës) dhe

2. Sh. K., banues në fshatin Kishnarekë-Drenas, i lindur në vitin 1990 (shtetas i Republikës së Kosovës),

mbi dyshimin se të njëjtit ishin të përfshirë në kryerjen e veprës penale “Vjedhje” në dy rastet në fjalë. Në saje të hetimeve të zhvilluar është arritur të gjendën dhe sekuestrohen edhe të dy veturat e vjedhura.

Të gjitha veprimet hetimore të ndërmarr janë kryer në koordinim me Prokurorin e Shtetit, me vendimin e të cilit i dyshuari numër një është ndaluar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rast për vjedhjen e veturës, ndërsa ndaj të dyshuarit të dytë është iniciuar rast “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”. Veturat e sekuestruara iu janë kthyer ankuesve.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!