Arrestohen dy persona në Ferizaj për lëndim trupor dhe kanosje

Arrestohen dy persona për lëndim trupor dhe kanosje në Ferizaj.

Policia ka njoftuar se ka pranuar një informacion se në fshatin Komogllavë të Ferizajt ishte një rast i lëndimit trupor dhe kanosjes.

Sipas njoftimit, në lidhje me këtë, policët e rendit e më pas edhe policët hetues menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar dy personat: I.H (M/K) i moshës 53 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje i kishte shkaktuar lëndime trupore personit B.H ( M/K) i moshës 42 vjeçar, i cili për ndihmē mjekësore dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas ky i fundit kanos I.H.

“Policia dy të dyshuarit i ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Lëndim i lehtë trupor dhe kanosje”, thuhet nw njoftim.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!