Arrestohen 8 persona, njëri prej tyre adoleshent! Reagime pas incidenteve të djeshme me djegien e flamujve

Tetë presona janë arrestuar pas incidentit të djeshëm gjatë kohës së festimit të Ditës së Flamurit, informoi Ministri i punëve të brendshme, Pançe Toshkovski. Sipas tij të arrestuarit gjendjen në stacion policor dhe të gjithë janë të rinj. Toshkovski paralajmëroi se kundër tyre do të ngriten padi penale, ndërsa tha se ekziston mundësia për arrestime shtesë.

“Katër nga ato persona janë arrestuar për shkak se kanë kryer shkelje – pjesëmarrje në rrahje, ndërsa katër të tjerët janë arrestuar për shkak se për ato ekzistojnë dyshime bazë se kanë kryer vepër penale nga neni 319 i Kodit Penal që ka të bëjë me, të jemi të saktë, shkaktimin e urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare, përçarje dhe padurim, ku është paraparë dënim minimal prej një viti”, tha Pançe Toshkoski – ministër i Brendshëm.

Më ashpër e dënoj ngjarjen që paraqet akt të agresionit dhe kjo ndodh për shkak se drejtësia ngadalë por sigurt po i afrohet kriminelëve, tha kryeministri Hristijan Mickoski. Theksoi se për këtë akt do të përgjigjen, pa marrë parasysh të përkatësisë së tyre etnike.

“Përpjekje të tilla për të përshkallëzuar ngjarjet dhe për të krijuar tensione etnike që do të ketë edhe në të ardhmen dhe nëse mendoni se ky është rast i izoluar, nuk do të jetë, prisni se do të ketë edhe në të ardhmen sepse drejtësia ngadalë por sigurt po u afrohet kriminelëve dhe do të trokasë në dyert e tyre dhe ata do të bëhen gjithnjë e më shumë nervozë. Qeveria e Maqedonisë do të përgjigjet ashpër ndaj të gjitha provokimeve dhe përpjekjeve për destabilizim të paqes dhe sigurisë së shtetit”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski.

Nga BDI i dënuan ndodhitë, thonë se bëhet fjalë për raste të izoluara dhe se për atë që ndodhi përgjegjëse është qeveria për të cilën tha se vazhdimisht i ndodhin gjëra të këtilla në periudhën e fundit.

“Në pjesën e akteve indiviiduale gjithesi se janë për tu dënuar të gjithë palët që janë të përfshira. Partitë politike, politikanët duhet të japin porosi pozitive e jo të japin porosi për ndarje të polarizimit. Ne ngjarje të tilla në 7-10 vitet e fundit, pothuajse nuk kemi pasur në shtetin tonë por për fat të keq muajt e fundit shpeshherë ndodhin ngjarje të tilla”, theksoi Kreshnik Bekteshi nga BDI.

Nga LSDM vlerësojnë se sistemi sigurimi ka dështuar për çka kërkuan dorëheqje nga ministri i brendshëm Toshkovski, drejtori i Byrosë për siguri publike Aleksandar Janev dhe kreu i SPB Shkupi, Sasho Topallovski.

“Pse Ministria e Brendshme nuk kishte informacione operative në kohë për të vepruar në mënyrë parandaluese dhe për të parandaluar që kjo të ndodhte? Çfarë po bëjnë ASK dhe BSP dhe si u lejua që situata të përshkallëzohej në këtë nivel? Pse lejuan një poshtërim të tillë të maqedonasve dhe shtetit maqedonas, për më tepër, pse nuk u arrestuan ata që qëlluan dhe përdorën armë zjarri në qendër të Shkupit”, potencoi Martin Kostovski nga LSDM.

Me reagim dolën nga koalicioni VLEN, prej ku i kanë dënuar ashpër ngjarjet me djegien e flamujve shtetërorë. Bëjnë thirrje për mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë, sepse siç thonë, djegia e një flamuri nxit marrëdhëniet ndëretnike në vend. -Ndjejmë përgjegjësi dhe apelojmë te të gjithë qytetarët që të tregojnë mirëkuptim dhe vendosmëri për të mos rënë pre e provokimeve dashakeqe, thuhet në reagimin e VLEN-it.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker