Arrestohen 4 persona në Istog për vjedhje të rëndë

Gjatë ditës së sotme në Istog, janë arrestuar 4 persona për vjedhje.

Ata dyshohet se kanë vjedhur një veturë, plug traktori, televizor, kompjuter dhe dru për djegie.

Rreth rastit janë arrestuar të dyshuarit me inicialet M.H, K.V, E.H dhe A.G.

“Me urdhër të Prokurorit të shtetit M.H dhe K.V janë ndaluar për 48 orë, ndërsa E.H dhe A.G janë liruar me procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në njoftimin e plotë thuhet:

Arrestohen katër persona të dyshuar për vepëra penale ‘Vjedhje e rendë’ dhe ‘vjedhje në tentativë’- Pejë, 26. janar 2024.

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Istog, gjatë muajit janar 2024 nga ankuesit është njoftuar se në fshatin Lubozhdë – Istog, janë thyer disa shtëpi me ç’ rast janë vjedhur:- Një veturë WV Pasat ngjyrë hiri; – Plug Traktori; – Një televisor; – Një Kompjuter; – Dru për djegie.

Policia menjëherë ju ka përgjigjur të gjitha rasteve dhe ka kryer shikimin e vendit ngjarjes. Hetuesit e Stacionit Policor Istog, në mënyre intensive kanë punuar për ndriçimin dhe arrestimin e kryerësve të këtyre veprave penale. Me datë 24. 01. 2024 janë identifikuar dhe arrestuar katër persona të dyshuar:1. M. H. i lindur me 2000; 2. K. V. i lindur me 2002; 3. E. H. i lindur me 2002; 4. A. G. i lindur me 2002.

Pas intervistimit dy të dyshuarit e parë me urdhër të Prokurorit shtetit janë ndaluar për 48 orë, gjersa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullte. Rasti vazhdon të hetohet.

Lajmet Arrestohen 4 persona në Istog për vjedhje të rëndë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>