Arrestimi i vrasësit të recepsionistit në Dhërmi, Balla: Përgëzime policisë, ngjarja u zbardh me shpejtësi
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale lidhur me vrasjen e punonjësit të një hoteli në Dhërmi, Eraldo Nevruzi.
Ky i fundit punonte si recepsionit te hotel “Grecia”, ndërsa dyshohet se orët e para të mëngjesit është marrë peng dhe ekzekutuar.
Balla ka përgëzuar policinë për reagimin e menjëherëshëm dhre zbardhjen e ngjarjes. Autori i krimit Gerald Shehu u arrestua në aeroportin e Korfuzit, teksa po tentonte të largohej drejt Anglisë.
Postimi i Ballës:
Zbardhja në një kohë sa më të shpejtë e ngjarjeve kriminale, gjetja dhe ndalimi personave të dyshuar si autorë apo të përfshirë në këto ngjarje, janë një sprovë e rëndësishme e performancës së policisë. Përgëzime Policisë së Shtetit për hetimet e deritanishme lidhur me një ngjarje kriminale në Dhërmi, ndalimin e një personi të dyshuar në një aeroport të një vendi fqinj. Do të punojmë me autoritetet dhe agjencitë ligjzbatuese të këtij vendi për përballjen sa më parë me drejtësinë të personit të dyshuar.
Lajmet Arrestimi i vrasësit të recepsionistit në Dhërmi, Balla: Përgëzime policisë, ngjarja u zbardh me shpejtësi >> Rahoveci INFO.