Arratisja e Enver Sekiraqës / Hodaj: Do të verifikojmë nëse policia ka pasur informacione për ikjen e tij nga Kosova

I akuzuari për shtytje në vrasje të policit Triumf Riza më 2007, Enver Sekiraqa, që nga 17.05.2024 vazhdon të mbetet i paarritshëm për Policinë e Kosovës dhe organet e drejtësisë, ndonëse ndaj tij tashmë ekziston një vendim që të kthehet në paraburgim.

Sekiraqa tash e sa ditë nuk dihet se ku është, ndonëse avokati Besnik Berisha tha se ai gjendet në një spital jashtë Kosovës duke u trajtuar për shkak të problemeve shëndetësore dhe shtoi se shteti është në dijeni për këtë.

Në anën tjetër, për Sekiraqën ende nuk dihet se si doli jashtë Kosovës.

Për këtë rast u deklarua edhe kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, në një intervistë për “Kallxo Përnime”.

Hodaj tha se këtë rast nuk e kanë trajtuar ende për shkak se deri më tani nuk kanë pasur ndonjë informacion nëse Sekiraqa është larguar përmes ndonjë pike kufitare apo përmes ndonjë zyrtari policor është mundësuar largimi e tij.

“Një deklarim publik apo një komunikatë e Policisë ka qenë se nuk ka informacione që i njëjti të ketë kaluar nëpër pikat kufitare, mirëpo sigurisht që do ta trajtojmë si informacion dhe do ta verifikojmë nëse eventualisht Policia ka pasur apo duhet të ketë informacione për arratisjen apo për largimin e tij nga Kosova” – tha Hodaj.

Tutje ai shtoi se nëse mund ta argumentojnë se ka përgjegjësi nga ana e zyrtarëve policorë do t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme policore.

Më 23.05.2024 Policia e Kosovës kërkoi ndihmën e qytetarëve për informacione që do të ndihmonin në gjetjen dhe arrestimin e Enver Sekiraqës.

Policia publikoi fotografinë e tij dhe të dhënat, duke e kërkuar si të dënuar për veprën penale “shtytje në kryerjen e vrasjes së rëndë”, në rastin e vrasjes së policit Triumf Riza.

Lajmet Arratisja e Enver Sekiraqës / Hodaj: Do të verifikojmë nëse policia ka pasur informacione për ikjen e tij nga Kosova >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>