Aro Muric në formacionin e javës në Ligën Premier

Ka përfunduar xhiro e 30-të në Ligën Premier me ndeshjen Manchester City – Arsenal që ishte derbi i kësaj jave dhe që përfundoi pa fitues 0-0.

Megjithatë në xhiron e 30-të do të mbahet mend portieri kosovar Arijanet Muric që mori notën 10-të dhe ishte i jashtëzakonshëm në barazimin që Burnley mori në udhëtim te Chelsea 2-2.

Reprezentuesi kosovar bëri 11 pritje në këtë sfidë duke bërë një nga paraqitjet më të mira në karrierën e tij dhe duke zënë vend në formacionin e javës te SofaScore.

Përveç Aros në mbrojtje janë edhe Bradley i Liverpool, O’Shea i Burnley, Ajer i Brentford dhe Josko Gvardiol i Manchester Cityt.

Mesfusha është e mbushur me yje si Rodri, Harrison Barnes, Cullen e Cole Palmer, derisa dy sulmuesit janë Brereton Diaz dhe Alaxander Isak.

Lajmet Aro Muric në formacionin e javës në Ligën Premier >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>