Armando Brojën nuk e duan as tifozët e ekipit anglez
Prej disa ditësh sulmuesi i kombëtares tonë Armando Broja është i grumbulluar me klubin e tij Çelsin, në SHBA ku po zhvillojnë fazën përgatitore.
Megjithatë për shumë tifozë të Çelsit, Armando Broja nuk duhej të kishte udhëtuar me ekipin për të kryer fazën përgatitore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në mediet britanike janë cituar shumë tifozë, të cilët nëpërmjet rrjeteve sociale kanë janë shprehur kundër vendimit të Enco Marsekës për ta marrë sulmuesin në turne.
Fakti se Broja ka udhëtuar me skuadrën përtej oqeanit nuk do të thotë se ardhmja e tij është në Londër.
Sipas gazetarit të BBC, Nizaar Kinsella e ardhmja e Brojës mund të jetë në Monako.
Klubi monegask ka shprehur interes për ta blerë, por po vonon të bëjë një ofertë pasi pret momentin kur Çelsit të mos kërkojë shifra të mëdha në këmbim të kartonit të shqiptarit.
Lajmet Armando Brojën nuk e duan as tifozët e ekipit anglez >> Rahoveci INFO.