Armando Broja “shpëton” nga Chelsea, huazohet te një tjetër ekip i Premier League

Tashmë gjithçka është zyrtre. “Bomberi” i Kombëtares sonë, Armando Broja do të shpëtojë nga “ferri” i “Bluve” të Chelsea, teksa pas shumë tentativash nga ana e skuadrës së Fulham, për të siguruara kartonin e 22-vjeçarit, nga Malësia e Madhe, bordi i “Londinezëve” ka dhënë “dritën jeshile” për transferimin e tij.

Sipas raportimeve, më të fundit të gazetarit të mirënjohur sportiv, Fabrizio Romano, Broja do të transferohet në një huazim të thjesht deri në fund të sezonit, te “The Cottagers” e Fulham, me këta të fundit, që do të derdhin 4 milionë paund në arkat e “Bluve”, për të finalizuar këtë operacion, i cili zgjati thuajse gjatë gjithë fraksion të merkatos.

Ndërkaq, kujtojmë se te “Blutë”, Broja zhvilloi në total plot 38 paraqitje përgjatë 2 sezoneve, kjo përshkak edhe të dëmtimit në gju, që e la thuajse 1 vit jashtë fushave të blerta.

Në kohën e tij te Chelsea, 22-vjeçari ka arritur të shënojë 3 gola e asistojë 3 të tjerë, teksa te Fulham synon të arrijë formën e duhur, në prag të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Lajmet Armando Broja “shpëton” nga Chelsea, huazohet te një tjetër ekip i Premier League >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>