Arjola Demiri flet pa filtra për aktorët në trojet shqiptare

Aktorja nga Shqipëria, Arjola Demiri e ftuar në emisionin “Ftoft e Nxehtë” lidhur me aktorët në trevat shqiptare ka thënë se kjo kategori është një kategori që nuk është e çmuar dhe nuk është e pagueshme.
Ajo vlerëson se artistat vetëm kur marrin ndonjë çmim jashtë vendit, vlejnë për vendin dhe për publikun.
Sipas saj shqiptarët pyesin gjithmonë, “hajt më qka ke bë ti”.
“E kam thënë se kategoria e aktorëve për momentin në Shqipëri, Kosovë e kudo që është, është një kategori gati në kuptimin që nuk është e çmuar, nuk është e paguar, nuk është investuar fort për këtë kategori. Është shumë e vështirë sepse pavarësisht gjithave nga një pjesë e publikut keqkuptohet roli me personalitetin dhe integritetin tënd si njeri, që ti thjesht bënë profesionin. Vetëm kur mund të marrësh ndonjë çmim jashtë vlerësohesh jashtë, pastaj vlenë për vendin tënd, vlen për publikun, se derisa të vijë ky çmimi që mund ta marrësh nga festivalet e ndryshme për shqiptarët nuk vlenë, pyesin gjithmonë, hajt më qka ke bë ti”, u shpreh Demiri. /21Media