Arifi reagon pas takimit të Kamberit me Vuçiq: Skifter në Kosovë, pulë në Beograd

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi bashkë me kryetarin e Këshillit Kombëtar shqiptar, Nevzad Lutfiu u takuan me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Për këtë takim ka reaguar kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili është kundërshtar politik me Kamberin.

Arifi e ka quajtur Kamberin si “dorëputhës”, duke thënë se e “mori mandatin me mëshirën e Vuçiqit”. Po ashtu ka shtuar se “Kamberi është skifter në Kosovë, pulë në Beograd”.

“Deputeti doraputhës Kamberi, i cili për herën e dytë mori mandatin e deputetit me mëshirën e Vucicit dhe “asistenti” i tij lokal — kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, sot qenkan takuar me presidentin e Serbisë. Në këtë takim, ata që bëhen skiftera në Kosovë e pula në Beograd, nuk e paskan folur as edhe NJË fjalë për PASIVIZIMIN e shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, ka shkruar Arifi në Facebook.

Lajmet Arifi reagon pas takimit të Kamberit me Vuçiq: Skifter në Kosovë, pulë në Beograd >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>