Ardon Jashari në radarin e Milanit

Mesfushori i talentuar i përfaqësueses së Zvicrës, Ardon Jashari, është bërë objekt interesimi për disa klube të mëdha italiane, përfshirë AC Milan, Napoli dhe Atalanta.

Sipas burimeve të fundit nga media zvicerane, drejtuesit e Milanit po e monitorojnë nga afër 21-vjeçarin, i cili aktualisht është pjesë e Club Brugge në Belgjikë.

Vlera e kartonit të Jasharit pritet të jetë mes 30 dhe 40 milionë euro, megjithatë, burime pranë klubit belg sugjerojnë se një marrëveshje mund të arrihet edhe për një shifër prej 20 deri në 30 milionë euro.

Juventus dhe Napoli gjithashtu kanë treguar interes konkret duke kërkuar informacion mbi situatën e lojtarit, ndërsa Milan shihet si një destinacion potencial, falë projektit të tyre për të investuar në lojtarë të rinj dhe me perspektivë.

Ky zhvillim vjen në një moment kur Jashari po kërkon një hap të madh në karrierë, dhe një transferim në Serie A mund të jetë pikërisht ajo që i nevojitet për të konsoliduar veten në skenën ndërkombëtare.

Në pritje të një oferte zyrtare, pritet një verë e nxehtë për të ardhmen e Ardon Jasharit./kp

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker