Ardhja e shefit të CIA-s në Kosovë, reagon Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me vizitën e shefit të Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns në Kosovë.

Ramush Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se vizita e Burns në Kosovë është nder i madh dhe lajm i mirë për sigurinë e vendit.

“Vizita e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës z. Burns në Kosovë, është nder i madh për Kosovën dhe lajm i mirë për sigurinë tonë. Për ne, është jetike integrimi në familjen euroatlantike, dhe aleanca me Amerikën është e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj, ka thënë se po ashtu lajm i mirë është edhe takimi i tij me udhëheqësit e institucioneve, duke shtuar se askush nuk mund ta rrezikojë aleancën e Kosovës me Amerikën.

“Institucionet e Kosovës duhet të qëndrojnë të palëkundura për aleancën me Amerikën. Takimet e drejtorit z. Burns me udhëheqësit e institucioneve, janë lajm i mirë për Kosovën. Sa i përket Kurtit dhe agjendës së tij, ia lëmë kohës ta dëshmojë, por askush nuk mund ta rrezikojë aleancën e Kosovës me Amerikën. Ajo është e përjetshme dhe jetike”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.

Lajmet Ardhja e shefit të CIA-s në Kosovë, reagon Haradinaj >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker