Arbnor Muja bombardon rrjetën e Antalyaspor

Sulmuesi shqiptar Arbnor Muja ka gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen e tij të parë me fanellën e ekipit të ri Yilport Samsunspor në duelin ndaj Antalyaspor.

Ky duel mes dy skuadrave turke po zhvillohej në kuadër të javës së 25-të në elitën e futbollit turk.

Muja e nisi ndeshjen nga banka rezervë, për t’u inkuadruar pastaj në minutën e 69-të.

Po zhvillohej minuta e 91-të e ndeshjes kur Muja u gjend mjaft mirë në zonë për të shënuar për 2-0 pas asistimit të bashkëlojtarit të tij Carlo Holse.

Me këtë fitore Samsunspori ka shkuar në kuotën e 29 pikëve në Superligën e Turqisë, duke bërë një hap të madh në luftën për mbijetesë.

Kujtojmë që Muja u bë pjesë e ekipit turk para tri ditësh pas një aventure në Belgjikë me Royal Antwerpin, duke nënshkruar një kontratë për tri vite e gjysmë.

Lajmet Arbnor Muja bombardon rrjetën e Antalyaspor >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>