Arbana Xharra: Asociacioni do të kalojë në marrëveshjen finale Kosovë – Serbi

Gazetarja Albana Xharra tha se në marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë asosacioni do të kalojë por Kosova duhet të vendosë kushte të qarta në negociata.

Sipas Xharrës, Serbia nuk ka dhënë asnjë sinjal që do ta njohë pavarësinë e Kosovës, ndaj Kosova nuk duhet t’i lejojë kurrsesi fuqi ekzekutive Serbisë brenda territorit të saj.

“Në këto negociata duhet të kërkohet diçka në kthim se këtë e bën edhe Serbia dhe fuqitë ndërkombëtare kundrejt Kosovës. Nuk po shihet se Serbia do ta njohë Kosovën. Asosacioni do të kalojë medoemos, por nuk duhet të lejohet të ketë fuqi ekzekutive sepse nuk ka asnjë sinjal që Serbia do të njohë pavarësinë e Kosovës”, tha ajo.

“Kosova duhet të jetë në gjendje të kuptojë deri ku duhet të kundërshtojnë SHBA që të mos futet në një status quo, por as që të lejojë fuqi ekzekutive të Serbisë brenda territorit të saj”, tha Xharra.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!