Arabia Saudite e konfirmoi – mbi 1300 të vdekur në Haxh

Gjatë Haxhit të këtij viti, vdiqën për shkak të temperaturave të larta mbi 1300 vetë. Temperaturat ishin edhe mbi 50 gradë.

Sipas mediave shtetërore, gjatë pelegrinazhit islam të këtij viti në Mekë në Arabinë Saudite, gjithsej 1.301 njerëz vdiqën nga nxehtësia ekstreme. Ministri saudit i Shëndetësisë Fahad bin Abdurahman Al-Jarajal e bëri të ditur këtë në televizionin shtetëror. Nga burime të tjera janë dhënë shifra më të ulëta, por në këto shifrat e tjera llogariten vetëm personat që janë regjistruar zyrtarisht.

Më shumë se 80 për qind e tyre nuk ishin pelegrinë të regjistruar zyrtarisht, njoftoi agjencia e lajmeve e Arabisë Saudite. Pelegrinët “nën rrezet e diellit direkte” dhe pa mbrojtje të mjaftueshme duhej të shkonin nga një vend pelegrinazhi në tjetrin, që janë shumë larg njëri-tjetrit.

Diplomatët arabë i thanë më parë AFP se 658 nga të vdekurit ishin nga Egjipti, ndërsa 630 prej tyre nuk ishin të regjistruar zyrtarisht.

Vdektjet gjatë pelegrinazhit

Shumë pelegrinë nuk janë të regjistruar

Ngjarja e madhe pesëditore në Arabinë Saudite është një nga pesë shtyllat e Islamit. Çdo musliman i shëndoshë që mund ta përballojë duhet të shkojë në pelegrinazh të paktën një herë në jetën e tij. Shumë besimtarë marrin pjesë në haxh pa leje zyrtare pelegrinazhi, për arsye financiare dhe kostove të larta, ndaj për këtë arsye nuk janë të regjistruar fare nga autoritetet saudite.

Këta të fundit u trajtuan kështu si pelegrinë pa leje dhe dhjetëra mijëra prej tyre u dëbuan prej autoriteteve nga vendi. Por shumë, veçanërisht egjiptianët, arritën të futen në vendet e shenjta në Mekë dhe Medinë. Disa prej tyre kanë udhëtuar në këmbë, që shton rrezikun edhe më shumë nga nxehtësia e madhe.

Këta pelegrinë të paregjistruar ishin veçanërisht të ekspozuar ndaj temperaturave që i kalonin 50 gradë. Pa leje, atyre iu ndalua hyrja në dhomat e ftohjes që autoritetet kanë ngritur për 1.8 milionë pelegrinët e lejuar të pushojnë nga orët e ecjes dhe lutjeve në natyrë.

Mbi 1300 të vdekur

Vdekjet gjatë haxhit nuk janë të rralla

Sipas agjencisë së lajmeve AP, në mesin e të vdekurve janë 165 pelegrinë nga Indonezia, 98 nga India dhe dhjetëra të tjerë nga Jordania, Tunizia, Maroku, Algjeria dhe Malajzia. U raportua edhe vdekja e dy pelegrinëve amerikanë. E mediat e Kosovës kanë njoftuar se gjatë kësaj rruge ka vdekur edhe një shqiptar.

Vdekjet gjatë cereonive të faljes dhe luftjeve në pelegrinazhin pesëditor nuk janë të rralla. Megjithatë, numri i të vdekurve këtë vit ishte jashtëzakonisht i lartë. /DW

Lajmet Arabia Saudite e konfirmoi – mbi 1300 të vdekur në Haxh >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>