Apeli shtyn gjyqin, Ervin Salianji: Kam prova shkencore për vëllanë e ish-ministrit të Brendshëm

Shtyhet seanca në Gjykatën e Apelit ndaj deputetit Ervin Salianji.

Arsye për shtyrjen ka qenë kërkesa e bërë nga përfaqesuesi ligjor i Jetimir Olldashit, Indrit Sefa, për përjashtimin e gjyqtares Iliba Bezati.

“Kërkojmë përjashtimin e njërit prej gjyqtarëve, pasi Jetmir Olldashi në portal ka bërë një sërë shkrimesh kundër saj Iliva Bezati“, argumentoi Sefa.

Seanca e radhës do të mbahet më 24.4 2024 në orën 10.00.

Deputeti i PD Ervin Salianji, në fjalën e tij për gazetarët pas shtyrjes së seancës për rastin “Babale” në Apel, u shpreh se ka prova shkencore se i gjithë denoncimi është 100 përqind i vërtetë.

Ai u shpreh se institucionet shmangën hetimin për zyrtarët përfshirë edhe hetim pasuror.

Salianji shtoi se të gjitha detajet do të shpërfaqen në seancën e datës 24 prill.

“Është një denoncim i bërë nga trafikanti Geron Xhafaj. Ne kemi prova shkencore sesi është 100 përqind i vërtetë denoncimi dhe sesi institucionet kanë shmangur hetimet për Geron Xhafajn dhe Fatmir Xhafajn dhe që nuk iu janë sekuestruar pasuritë”, tha Salianji.

Lajmet Apeli shtyn gjyqin, Ervin Salianji: Kam prova shkencore për vëllanë e ish-ministrit të Brendshëm >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>