Antidroga zbuloi tri parcela me kanabis në Malishevë, polica njofton se janë shkatërruar
Njësitë e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) nga Gjakova kanë zbuluar dhe shkatërruar tri parcela të mbjella me 1757 fije kanabis.
Sipas Policisë, aksioni është realizuar në orët e para të mëngjesit të 21 shtatorit në një zonë të Malishevës, ku pas verifikimit dhe dokumentimit të rastit, bimët janë shkatërruar në vend-ngjarje.
Policia njofton se hetimet janë duke vazhduar për të identifikuar personat përgjegjës për këtë veprimtari të paligjshme.
”Malishevë 21.06.2024 – 05:00. Njësitë e DHTN-Gjakovë kanë identifikuar tri parcela të mbjella me 1757 fije kanabis. Bimët janë shkatërruar në vend-ngjarje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media