Anijet gjenerator në Vlorë nuk punojnë, Balluku: I paguajmë kur të prodhojnë energji – do jenë pronë e KESH

Qeveria shqiptare ende nuk ka nisur pagesa për dy anijet që do të prodhojnë energji edhe pse qëndrojnë të ankoruara në Vlorë prej vitit 2022.

Ministrja Belinda Balluku shprehet se pagesat për to do të nisin kur të prodhohet energji, por në fund dy anijet TEC do të kalojnë në pronësi të KESH.

Dy termocentralet lundruese të ankoruara në Vlorë prej nëntorit të vitit 2022, nuk kanë marrë fonde nga buxheti i shtetit.

Ministrja Belinda Balluku shprehet se është ende duke u punuar për përshtatjen e teknologjisë në to me qëllim prodhimin e energjisë.

Të pajisen me të gjithë teknologjinë që e ka detyrim kompania që i ka sjellë“, tha ajo.

Balluku shton se vetëm pas këtij procesi do të vihen në zbatim pagesat

”Ndërkohë që do paguhet qiraja për prodhimin energjetik të atyre TEC-ve”, vijoi ajo.

Por në përfundim të kontratës ato do të kalojnë në pronësi të KESH-it, e që mund të përdoren për prodhim por edhe për t’u dhënë me qira drejt vendeve të tjera.

KESH do përfitojë me vetëm një euro, do i mbajë ato asete“, tha ministrja e Energjetikës.

Dy Anijet parashikohet të prodhojnë 15% të energjisë së nevojave të Shqipërisë.

Në portin e Vlorës prej shtatorit 2022
Anijet “Tigri 1” dhe “Tigri 3” u ankoruan në brigjet e Vlorës në shtator të vitit 2022, por ende nuk ka një datë mbi shfrytëzimin e tyre. Qëllimi kryesor i ardhjes së dy anijeve në brigjet e detit Jon ishte përmbushja e nevojës së vendit me energji, në kushtet e një krize energjetike globale.

Por, edhe pse kanë kaluar më shumë se 1 vit nga ankorimi i tyre në Triportin e Vlorës, dy termocentralet lundruese ende nuk janë vënë në punë, madje as nuk janë testuar sikurse u premtua.

Në fillim të vitit, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare tha se planifikonte një fazë testimi për dy asetet në fund të muajit shkurt 2023, por verifikimet treguan se procesi u shty për në maj të atij viti.

“Nga pala kontraktore parashikohet që faza e testimit- komisionit të realizohet në muajin Maj 2023.”, shprehej KESH në përgjigjen zyrtare.

Edhe verifikimet e mëtejshme tregojnë se afati u shkel për herë të tretë.

“Testimet për qëllime Komisionimi, janë propozuar të realizohen, sipas sistemeve, duke filluar nga java e dytë e muajit Qershor, duke filluar me lidhjen në rrjetin e transmetimit”, – pohon në një përgjigje zyrtare, teksa thekson se Shoqëria “Excelerate dhe Renco” aktualisht është në fazën e realizimit të testimeve përpara komisionimit.

Edhe këtë herë, KESH nuk ka dhënë asnjë arsye mbi shtyrjet e vazhdueshme të procesit të testim-komisionimit të aseteve termike, por është mjaftuar vetëm me dhënien e një afati të ri.

Ndërkohë që ekspertët e fushës thonë se prodhimi nga këto anije tanimë nuk ka asnjë kuptim.

Nuk besoj se do të vendosen në punë për një arsye shumë të thjeshtë, sepse çmimet e energjisë në bursë janë ulur dhe normalisht del më lirë të blihet energjia gjatë verës në bursë, se sa të prodhohet nga anijet. Sepse energjia në bursë po luhatet nga 60 euro deri në 90 euro megavati dhe nuk ka interes, sepse prodhimi nga këto dy TEC-e shkon dyfish në varësi të karburantit. Ndaj nuk e mendoj se do të vihen në punë së afërmi, ndërkohë që në vazhdim mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë”,- argumenton Azmer Duleviç, ekspert për energjinë.

Procesi i testim- komisionimit është tepër i rëndësishëm pasi përfundimi i tij, i hap rrugën pagesave që KESH duhet të bëjë ndaj konsorciumit Exelerate-Renco. Kontrata dyvjeçare parashikon një pagesë prej 63 mijë dollarësh në ditë për qiranë dhe operimin e dy aseteve.

Kontrata parashikon që Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do të paguajë 68 milionë dollarë, edhe nëse dy anijet me emrin “Tigri 1” dhe “Tigri 3” nuk do të vihen asnjë ditë në punë. Kjo është fatura për qiranë dhe operimin.

45 milionë dollarë do t’i marrë kompania amerikane Excelerate Energy për qiranë dyvjeçare dhe 22.5 milionë dollarë firma Renco për ofrimin e shërbimit të operimit.

Lajmet Anijet gjenerator në Vlorë nuk punojnë, Balluku: I paguajmë kur të prodhojnë energji – do jenë pronë e KESH >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>