Ancelotti ka disa fjalë për përballjen me Cityn

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, pranon se përballja me Manchester Cityt në play-off të Ligës së Kampionëve nuk është ideale.
Vetëm pak minuta para paraqitjes së tij mediatike për ndeshjen e tyre në La Liga me Espanyol, u konfirmua se Real kishte për kundërshtar Cityn.
“Në një botë të përsosur, ne nuk do të luanim me ta, por dështuam dhe nuk mundëm të futeshim në Top-8”, ka thënë fillimisht italiani.
“Ata do të jenë argëtues, mund të them. Dhe ne kemi burimet për t’i kapërcyer”.