Ancelotti e mohon se do të largohet nga Real Madridi

Ndonëse u raportua nga mediat spanjolle se Carlo Ancelotti ka vendosur që të largohet nga Real Madridi në përfundim të këtij sezoni, këtë e ka mohuar vet trajneri.
Media spanjolle raportuan të hënën se italiani do të largohet në “Santiago Bernabeu” pasi dëshiron të nis një aventurë të re.
“Absolutisht nuk kam vendosur të largohem nga Real Madridi. Shpresoj të qëndroj edhe katër vite të tjera, njësoj sa mandati i radhës i president i Florentino Pérez”, ka thënë Ancelotti.