Analiza e DW: Vendimi i KQZ-së në Kosovë, hap drejt uljes së tensioneve

Bashkimi Evropian (BE) përshëndet vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë për zhvillimin e votimit për largimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Tani duhen përgatitje për proces të qetë votimi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ në Kosovë mori vendim që më datën 21 prill të mbahen votimet për largimin nga detyra të kryetarëve shqiptarë në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës. Votimi do të zhvillohet në Mitrovicë të Veriut, Zveҫan, Zubin Potok dhe Leposaviq, pas peticionit që KQZ e cilësoi të sukseshëm, ku 20 % e votuesve me të drejtë vote në secilën komunë, nënshkruan peticionin tashmë të verifikuar. “Duke marrë parasysh kohën e nevojshme për përgatitjen procedurale dhe organizimin në aspektin teknik të këtij procesi, Sekretariati i Komisionit Qendror të zgjedhjeve konsideron se koha më e përshtatshme për organizimin e procesit të votimit mund të jetë data 21 prill e vitit 2024”, tha drejtori i këtij sekretariati të KQZ-së, Burim Ahmetaj.

Përplasje në Zveҫan pas kundërshtimit nga serbët lokalë që nuk donin që kryetarët shqiptarë të zgjedhur të hynin në zyra, 26 maj 2023

Sipas udhëzimit administrativ të miratuar vitin e shkuar nga qeveria, që mundëson largimin e kryetarëve të komunave, votimi cilësohet i suksesshëm, atëherë ku arrihet kuota 50 për qind, plus një votë e qytetarëve me të drejtë vote. Pas këtij rezultati, atëherë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka afat ligjor prej 30 deri në 45 ditë për të shpallur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës.

Eurdeputetja gjermane, Viola von Cramon-Taubadel

Reagime pozitive nga BE dhe OSBE

Vendimi i KQZ-së që më 21 prill të mbahet votimi për largimin e kryetarëve shqiptar nga komunat në veri të banuara me shumicë serbe, u përshëndet nga shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Tomas Szunyog. Ai tha se “e vlerëson vendimin për të caktuar datën e votimit për shkarkimin e kryetarëve, duke shtuarse “tashmë është thelbësore që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të bëjë përgatitjet e nevojshme për të siguruar një proces të qetë dhe për të krijuar kushte për votim të lirë dhe të ndershëm”.

Në të njejtën linjë u shpreh edhe Michael Davenport, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë. “Verifikimi i Komisionit Zgjedhor Zgjedhjeve për nënshkrimet në mbështetje të votave për tërheqjen e kryetarëve në të katër komunat veriore është një hap i mirëpritur, ashtu si edhe vendimi për caktimin e votimeve. Tani është e rëndësishme që procesi të zhvillohet në mënyrë të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe transparente”, shkroi davenport në rrjetin social “X”.

Edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e mirëpriti vendimin e KQZ-së, për caktimin e votimit për largimin e kryetarëve të komunave, gjë që sipas saj, “do t’i hapë rrugën depërshkallëzimit të mëtejshëm”. “Të gjithë pjesëmarrësit në proces duhet të kenë trajtim të barabartë dhe të respektojnë procedurat demokratike për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme në veri”, shkroi Von Cramon në rrjetin X.

Pas përplasjeve në Zveçan, prill 2023, KFOR ruan ndërtesën e komunës

Zgjedhjet e kaluara nuk u pranuan nga serbët lokalë

Në prill të vitit të shkuar në katër komunat në veri të Kosovës, në Veri të Mitrovicës, Zveҫan, Leposaviq dhe Zubin Potok, u mbajtën zgjedhjet lokale të parakohshme, të cilat u bojkotuan masivisht nga serbët lokalë. Me një përqindje të vogël rreth 3% u zgjodhën katër kryetar shqiptarë, por, që asnjëherë nuk u pranua nga serbët lokalë. Protestat dhe trazirat filluan kur kryetarët shqiptar nën përcjellje të njësive speciale të policisë, u vendosën në objektet e kuvendeve komunale. Përleshje të serbëve pati me policinë dhe forcat paqeruajtëse, KFOR, ku afro 100 trupa të këtyre të fundit u plagosën. Komuniteti ndërkombëtar kërkoi uljen e tensioneve dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri të Kosovës, duke kritikuar qeverinë e Kosovës për veprime të njëanshme. Qeveria e Kosovës, e cila u përball me masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian në fund u pajtua për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës. /DW

Lajmet Analiza e DW: Vendimi i KQZ-së në Kosovë, hap drejt uljes së tensioneve >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>