Analiza e CNN/ Nga burrë shteti dhe luftarak në…bixhozxhi: Si Macron hodhi në erë trashëgiminë e tij

Duket si një jetë më parë. Emmanuel Macron doli në skenë në vitin 2017, një djaloshar atë pranverë, i emocionuar në fjalimin e tij të fitores dhe më pas: hyrja madhështore në Presidencë.

Vinte si i qendrës, ai premtoi se do të ishte shpresa e Francës, pas dekadash ndarje, reformatori i madh që do ta çonte Francën në majë të globit. Sot ai po sheh se cila do të jetë trashëgimia e tij e vërtetë: Maron hapi derën për të djathtën ekstreme në Francë.

Pas një humbje dërrmuese në zgjedhjet e Majit për Parlamentin Europian, vendimi i tij për të thirrur zgjedhje të parakohshme, të paktën pjesërisht, ka dështuar.

Në një rezultat befasues, Fronti i Ri Popullor, një grup partish të krahut të majtë, fitoi 182 vende në Asamblenë Kombëtare, pa një shumicë, por përpara bllokut qendror të Macron dhe të djathtës ekstreme.

Blloku i ekstremit të djathtë pritej të renditej i pari dhe të fitonte zgjedhjet, por një përpjekje mbarëkombëtare u zhvillua për ta frenuar atë, me kandidatët e majtë dhe të qendrës që u larguan nga gara për të përqendruar votën kundër të djathtës ekstreme. Dhe ia dolën.

Një lehtësim për Macron, i cili shpëtoi nga bashkëpunimi i detyruar me një kryeministër të ekstremit të djathtë. Por kaosi politik i një Parlamenti jashtë kontrollit është i pritshëm: Larg nga superioriteti i 2017-ës kur Macron fitoi.

E guximshme sa shumë e lartësuan ngjitjen e Macron në Presidencën franceze; Arrogante është se sa shumë e shohin tani rënien e tij prej pakujdesisë rinore.

Macron shkatërroi arkitekturën e politikës franceze me ngritjen e tij meteorike në Pallatin Elysee. Duke krijuar një parti të re, centriste nga e djathta dhe e majta politike, fitorja e tij dërrmuese në 2017 – pas një periudhe të shkurtër si ministër i qeverisë – e vendosi atë në një peisazh politik mbytës, duke u përpjekur të kënaqë politikat kufitare anti-migratore, mbrojtjen mjedisore dhe sociale.

Me Macron që dominonte te shtresa e mesme, oksigjenin politik e përthithën ekstremet. Kjo është parë nga polarizimi i propozimeve politike siç është debati për sekularizmin që anonte majtas, tek tezat për ideologjinë islamiste që shkonte djathtas – një ndarje kjo e thellë dhe e dhimbshme në shoqërinë franceze.

Ylli i tij politik është shuar, por tashmë ai ka filluar rënien. Ky është një fund i kërkuar vetë.

Marrëdhënie dashurie ose urrejtje
Ndërtoi një rrugë të vështirë duke mos patur frikë, në fillim të Presidencës së tij, Macron inicioi disa reforma: ulja e taksave për të pasurit dhe rritja e çmimeve të naftës. Propozimet ishin tipike makronike: fiskalisht të shëndetshme, me mendje biznesi por nga aspekti tregtar të dobëta.

Reagimi publik gjithashtu u bë normë klasike për Macron: Indinjatë e zjarrtë në rrugët e Francës. Taksa mbi naftën ndezi protestat më të këqija që Franca kishte parë në dekada. Lëvizja e “jelekëve të verdhë” përfshiu vendin në vitin 2018, duke nxjerrë qindra mijëra francezë të zakonshëm në rrugë dhe duke u përballur ashpër me policinë, por edhe duke patur sukses në mbajtjen peng të agjendës politike të vendit.

“Unë mendoj se asnjë vend nuk ecën përpara nëse nuk e dëgjon edhe këtë pjesë të zemërimit legjitim të popullit tonë”, tha ai disa muaj pas fillimit të protestave.

U desh protesta më e gjatë në rrugë në 50 vjet, por Macron më në fund dëgjoi zemërimin e jelekëve të verdhë.

Për një ish-bankier të kthyer në ministër ekonomie, me pak përvojë të ngjashme nga Franca e përditshme, zgjidhja e tij ishte një goditje e guximshme në funksion të imazhit: Një turne mbarëkombëtar nëpër bashkitë, një shans për të dëgjuar dhe për t’u dëgjuar.

Një burrë, asnjëherë larg akuzave se ishte politikan i kullës së fildishtë, ofroi një fytyrë të përulur.

Sulmi politik
Më pas erdhi Covid-19. Macron vendosi qasjen gjithçka ose asgjë, me një nga regjimet më të ashpra të bllokimit në Europë, me valë të përsëritura dhe me një protokoll të rreptë vaksinimi. “Ne jemi në luftë”, i tha ai kombit në mars 2020. “Ditë e natë, asgjë nuk duhet të na largojë nga ajo”. Ai përqafoi një filozofi të ngjashme pas pandemisë, pasi ekonomia globale u përpoq të rimëkëmbej dhe tensionet në Ukrainë kërcënuan të ngadalësonin rritjen ekonomike. Macron shpenzoi shumë, duke mbrojtur bizneset dhe konsumatorët francezë nga rritja e çmimeve të energjisë, vetëm disa muaj pas shpenzimeve masive prej situatës së covid. Deri në vitin 2024, Franca kishte një nga deficitet më të larta në Eurozonë, por ish-ministri i Ekonomisë po merrte atë që kishte paguar. Rritja e ekonomisë franceze parashikohet të jetë 0.7% në 2024 dhe të fitojë vrull vitin e ardhshëm. Inflamacioni gjithashtu pritet të bjerë ndjeshëm,

Macron dhe mbështetësit e tij tregojnë të dhënat e tij ekonomike si arsye të mjaftueshme për të votuar për të. Por francezët rrallëherë janë kaq bujarë me presidentët e tyre në detyrë – mungon mirënjohja.

Sot pëlqyeshmëria për Macron është 30%, nga gati 50% kur ai mori detyrën. Por mospëlqyeshmëria tani është 65% sipas sondazhit të Ipsos-Le Point. Francezëve iu pëlqen të urrejnë politikanët e tyre dhe Macron nuk është ndryshe. Kufiri kushtetues me dy mandate do të thotë e Macron nuk mund të kandidojë përsëri për president në vitin 2027.

Një deputet nga partia e Macron tha se zhgënjimi publik për presidentin francez buron nga ndikimi që ai ka te qeveria, kjo sepse të katër kryeministrat kanë ndjekur linjën e tij.

“Në fund të fundit ai ishte shumë aktiv në dy mandatet e tij pesëvjeçare, ndryshe nga presidentët e tjerë që e “fshehën” veten dhe lanë kryeministrat e tyre të merrnin goditjet politike”, tha deputeti, duke kërkuar të ruhej anonimati.

“Ne konstatuam se kryeministrat ishin shumë të varur prej tij”, shtoi ai.

I vënë në presion në “shtëpi”, atij i pëlqente të sillej si një burrë shteti, qoftë në BE apo duke shkuar kokë më kokë me homologët e tij luftarakë, qofshtë Putin apo Trump. Ai këmbëngulte për sovranitetin ushtarak dhe industrial europian nga patronazhimi amerikan shumë më përpara se lufta në Ukrainë ta kthente këtë në modë.

Dhe ai ka qenë një aleat kritik i Kievit përballë pushtimit të Rusisë në vitin 2022, duke udhëhequr operacionet me furnizime me tanke të lehta e më pas me raketa me rreze të gjatë veprimi dhe avionë luftarakë të prodhimit francez.

Në ditët e para të pushtimit, u vu në qendër të kritikave për një përpjekje negocimi që bëri ndaj Putin, por që më vonë u zbulua se ishte me kërkesë të Kievit. Por më vonë, ai u përpoq të sfidonte Putinin me forcë, duke ngritur çështjen e dislokimeve të trupave të anëtarëve të NATO në Ukrainë dhe duke çimentuar mbështetjen e palëkundur të Perëndimit për Kievin.

Mungesë vëmendje ndaj paralajmërimeve?
Nga vetëbesimi (ndoshta mendjemadhësia) që e karakterizonte atë si imazh, Macron lëshoi paralajmërime herë pas here mbi kërcënimet që vinin nga e djathta ekstreme.

“Unë nuk dua t’i përkas një brezi somnambulësh, nuk dua t’i përkas një brezi që ka harruar të kaluarën e vet ose që refuzon të shohë vuajtjet e të tashmes”, i tha ai Parlamentit Europian në vitin 2018.

Më në fund, pas vitesh të tëra përparimesh të së djathtës ekstreme, zgjedhjet e Parlamentit Europian të vitit 2024 e panë Macronin dhe politikën e tij teksa fundosej nga e djathta ekstreme.

Teksa Marine Le Pen dhe Jordan Bardella nga Fronti Kombëtar po vinin si me çekan në dorë, shumë votues francezë që po luftonin me presionin ekonomik dhe narrativat kundër emigracionit – u ndjenë të injoruar dhe të padëgjuar, ata që në fjalimin e tij të inaugurimit Macron i kishte quajtur “burrat dhe gratë franceze që ndihen të harruar nga kjo lëvizje e madhe globale”.

E padëgjuar dhe ishte se sa qytetarë dhe punëtorë francezë u ndjenë të injoruar në vitin 2023, pasi rritja e moshës së pensionit shkaktoi zemërim dhe protesta disa mujore.

Ishte një nyje gordiane e krijuar nga vetë Macron.

Zgjidhja e dilemës fatale të financimit të pensioneve ishte një politikë e shëndoshë në letër, por mjerisht e dëmshme për publikun. Më në fund u fut në ligj pa pëlqimin e ligjvënësve: Qeveria vendosi me dekret. I zhveshur nga shumica parlamentare në 2022 dhe i goditur nga një refuzim i vizionit të tij në zgjedhjet europiane të 2024-ës, ai luajti “kumar” mbi besimin e tij te elektorati francez.

“Është mbi të gjitha një akt besimi”, tha Macron teksa i quajti zgjedhjet e parakohshme parlamentare si një mundësi për popullin francez që të marrë vendimin më të drejtë.

Shumë në Francë pyesin veten: Pse? Mes deputetëve të partisë së Macron kishte “shumë kontestime”, tha ligjvënësi për CNN.

Duke luftuar me një matematikë të pafavorshme parlamentare.

“Unë mendoj se ajo që e bëri më të vështirë për mua në krahasim me të tjerët është se personi që shtypi butonin është Presidenti, kështu që padyshim që është ai fajtori”.

Rezultati ishte efektivisht një referendum për vetë Macron. Koalicioni i tij Aleanca e Ansamblit tani ka 163 vende në Parlament, shumë më pak se 245 vendet që mori në 2022 dhe ai tanimë ekspozohet si një figurë e dobësuar jashtë dhe brenda.

E djathta ekstreme nga ana tjetër pretendon se ata nuk përbëjnë asnjë kërcënim për Francën.

“Ne nuk përfaqësojmë asnjë rrezik, përveçse duam të bëjmë që Macron të humbasë pushtetin”, tha Marine Le Pen për CNN javën e kaluar.

Tani që e djathta ekstreme ka hyrë në Parlament dhe i ka vënë syrin Pallatit Elysee në 2027, egoja e Macron ndihet e kërcënuar nga fitoret e Frontit Kombëtar.

Për njerëzit që jetojnë në Francë – francezë apo emigrantë, trashëgimia e një njeriu të krijuar në bixhoz dhe pasiguria që sjell ajo, do të kërkojë një çmim shumë më të lartë.

Lajmet Analiza e CNN/ Nga burrë shteti dhe luftarak në…bixhozxhi: Si Macron hodhi në erë trashëgiminë e tij >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>