Analisti Nazarko: Kurti e ktheu Kosovën shumë vite pas

Analisti Mentor Nazarko deklaron se Albin Kurti ka bërë një gabim të madh që e ka kthyer Kosovën shumë vite pas dhe po e pengon atë të bëhet pjesë e organizmave ndërkombëtare.

Ai theksoi se Kurti i ka hedhur më shumë benzinë zjarrit të marrëdhënieve me Serbinë, herë me targat dhe kohët e fundit me zgjedhjet në komunat veriore.

Ajo që ka bërë Kurti gabim, për ta kthyer rrotën e historisë mbrapa në 2013 dhe 2004 ka qenë diçka tjetër. Kjo është arsyeja pse Kosovës nuk po i hiqen sanksionet e BE-së apo nuk po i hapet rrugë për në Këshillin e Evropës, UNESCO, Interpol apo partneritetet për paqe. Çfarë? Çështja e veriut të Kosovës është një plagë e hapur në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Plagët e hapura nuk shërohen me rrugë policore, aq më tepër duke i hedhur kripë sipër. Çdo përpjekje e Kurtit, me targat, me zgjedhjet në katër komunat kanë shërbyer për t’i mbajtur plagët të hapura. Ky ka qenë gabimi më i madh strategjik i kësaj qeverisje”, u shpreh ai në Real Story.

Lajmet Analisti Nazarko: Kurti e ktheu Kosovën shumë vite pas >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>