Analisti Arton Demhasaj i bashkohet AAK-së, i hyn garës për deputet

Analisti Arton Demhasaj, i është bashkuar Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës (AAK-së).

Kjo është bërë e ditur në një konferencë për media nga kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Demhasaj do të jetë pjesë e garës për deputet nga kjo parti.

Haradinaj u shpreh se Demhasaj ka dhënë kontribut të madh për 16 vjet si pjesë e shoqërisë civile.

“Arton Demhasaj bashkohet me ne si kandidat për deputet. Ka punuar për 16 vjet si aktivist në shoqërinë civile. Ka qenë bursist i Ambasadës amerikane në programin për transparencë. Ka qenë i angazhuar për 10 vjet si analist në televizionet nacionale”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj theksoi se Demhasaj nga sot do të rrugëtoi me Aleancën për Kosovën fituese.

“Duke e njohur për së afërmi z. Arton Demhasaj dhe familjen e tij ndihem i përmbushur që do rrugëtojmë së bashku drejt fitores! Të jam mirënjohës kryetar Haradinaj. Suksese Arton!”, ka shkruar Ramosaj.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker