Analistët në Izrael: Trupi i liderit të Hamasit mund të varroset në një vend sekret

“Hamasi nuk do ta sundojë më Gazën. Më në fund, ju keni një shans për t’u çliruar nga tirania e saj,” ishte mesazhi në një fletëpalosje të IDF në Gaza

Fletushka janë hedhur mbi Gazën jugore , të cilat tregonin një foto të trupit të liderit të Hamasit, Yahya Sinwar me një mesazh në arabisht.

Sipas Jerusalem Post , mesazhi në arabisht thoshte: “ Sinwar shkatërroi jetën tuaj. Ai u fsheh në një vrimë të errët dhe u vra ndërsa po ikte në panik.Hamasi nuk do ta sundojë më Gazën. Më në fund, ju keni një shans për t’u çliruar nga tirania e saj. Kushdo që vendos armët dhe i kthen të rrëmbyerit do të lejohet të largohet dhe të jetojë në paqe ”.

Teksti në këtë broshurë vjen nga një deklaratë e lëshuar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të enjten, pas njoftimit për vrasjen e Sinwar .

Çfarë do të bëjë me trupin e tij

Izraeli e ka mbyllur llogarinë e tij me liderin e Hamasit, pasi vrasja e tij do të jetë në mënyrë të pashmangshme një pikë kthese në rrjedhën e luftës në Rripin e Gazës për Izraelin.

Izraelitët të enjten e kaluar konfirmuan vrasjen e tij, por ende mbeten pikëpyetje për vendndodhjen dhe fatin e trupit të tij.

Sinwar u vra nga një plumb në kokë në Gazën jugore gjatë një shkëmbimi zjarri, tha Chen Kugel , drejtor i Institutit Kombëtar të Mjekësisë Ligjore në Izrael, në një intervistë me New York Times . Ai shtoi se pas autopsisë trupi i është dorëzuar ushtrisë izraelite, duke theksuar se nuk e di se ku po mbahet.

Sipas gazetës, ekspertët besojnë se “Izraeli nuk do ta varrosë trupin e Sinwarit në një vend të njohur që më vonë mund të bëhet një vend i shenjtë për myslimanët”.

“Ajo që unë imagjinoj është se do të ketë një varrim të fshehtë në një vend të pazbuluar brenda Izraelit ,” -tha  John Alterman , drejtor i Programit të Lindjes së Mesme në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington.

Gazeta izraelite Yedioth Ahronoth raportoi në një raport të premten se “deri më tani është e paqartë se si do të trajtohet trupi i Sinwar dhe nëse do të përdoret si peng në çdo negociatë të ardhshme, veçanërisht për pengjet”.

Lajmet Analistët në Izrael: Trupi i liderit të Hamasit mund të varroset në një vend sekret >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker