​Amir Rrahmani shënon për fitoren e madhe të Napolit

Napoli mposhti Genoa sonte me rezultatin 2:1, në stadiumin “Marassi”, në kuadër të xhiros 17 të kampionatit italian në futboll.

Përcaktues të fitores së madhe të liderit në Serie A ishin golat e Zambo Anguissa në minutën e 15-të dhe Amir Rrahmani në minutën e 23-të.

Për vendësit golin e vetëm e shënoi Pinamonti në minutën e 51-të, pas asistimit të Oliveira.

Napoli ka 38 pikë në krye të tabelës, një më shumë se Atalanta e dyta, por me një ndeshje më pak dhe Interi i treti me 34 pikë, por me dy ndeshje më pak.

Në ndeshjen tjetër të ditës së sotme Torino pësoi si vendës nga Bologna me rezultat 0:2.

Sonte luajnë edhe Lecce e Lazio. Nesër në program janë ndeshjet Roma-Parma, Venezia – Cagliari, Atalanta – Empoli dhe Monza – Juventus.

Xhiroja e 17-të përmbyllet të hënën me takimet Fiorentina – Udinese dhe Inter -Como 1907.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker