Ambasadori i SHBA-së ia ndan Çmimin Gruaja e Guximshme gazetares Venera Xhoxhaj-Adili

Ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, i ka ndarë Çmimin Gruaja e Guximshme gazetares Venera Xhoxhaj-Adili, e cila ishte sulmuar në Veri derisa kishte raportuar për trazirat atje në qershor të vitit të kaluar.

Hovenier ka përmendur edhe punën e saj “në mbështetje të ndërgjegjësimit për komunitetet e margjinalizuara anembanë Kosovës”.

“Venera Xhoxhaj Adili ka qenë e patrembur në aktivitetin e saj për të raportuar të vërtetën – edhe përballë kërcënimeve fizike. Krenar që e njoh punën e saj në mbështetje të ndërgjegjësimit për komunitetet e margjinalizuara anembanë Kosovës dhe, së fundmi, raportimin për protestat e dhunshme në qershor të vitit të kaluar. Faleminderit, Venera, për përpjekjet tuaja”, ka shkruar ai.

Lajmet Ambasadori i SHBA-së ia ndan Çmimin Gruaja e Guximshme gazetares Venera Xhoxhaj-Adili >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>