Ambasadori gjerman flet për masat ndaj Kosovës: Tash është në dorën e shteteve
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës duhet të hiqen dhe gjithçka varet tash e tutje nga takimi që do të mbahet në Bruksel.
Rohde, ka deklaruar se është në duar të shteteve anëtare së cili do të jetë vendim përfundimtar që do merret në raport me Kosovën, sa i përket vendosjes së masave nga BE-ja.
Ambasadori, citoi edhe vizitën e emisarit për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak, i cili takoi zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.
“Ky është një diskutim që duhet bërë në Bruksel, ne do të duhet të shohim mirë se çfarë do të vendosin. Tani është në dorën e shteteve anëtare, mendoj se i posaçmi i BE-së, për dialogun, ishte dje në Kosovë, ai dha mendimet e tij, masa duhet të hiqen, të shohim se çfarë vjen”, ka thënë Rohde për Ekonomia Online.
Lajmet Ambasadori gjerman flet për masat ndaj Kosovës: Tash është në dorën e shteteve >> Rahoveci INFO.