Ambasadori francez, Guerot: Të suspendohet vendimi i BQK-së

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, në një intervistë për Dukagjinin ka thënë se të pretendosh se vendimi i BQK-së s’ka të bëjë asgjë me Serbinë do të ishte diçka e çuditshme.

Ai ka thënë se duhet të ketë dialog në mënyrë që të organizohen trasnferet e duhura dhe sipas ambasadorit Guerot për këtë çështje duhet të bisedohet me Serbinë sikurse për të gjitha çështjet e tjera teknike.

“Bëhet fjalë për monedhën serbe. Të pretendosh se s’ka të bëjë asgjë me Serbinë është e çuditshme. Duhe të bëhet një bisedë që të organizohen trasnferet e duhura dhe duhet të bisedohet me Serbinë sikur për të gjitha cështjet tjera teknike, sikurse cështja e rrymës”, ka thënë Guerot.

Ai ka thënë se Franca kërkon suspendimin e vendimit për hir të gjetjes së një zgjidhjeje.

“Kërkojmë suspendimin e kësaj për hirë të informimit të duhur të popullatës dhe për hirë të gjetjes së një zgjidhje”, ka thënë Guerot.

Lajmet Ambasadori francez, Guerot: Të suspendohet vendimi i BQK-së >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>