Ambasadori britanik takohet me Tërnavën, jepen detajet çka u diskutua

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka njoftuar se është takuar me myftiun Naim Tërnava.

Hargreaves ka thënë se me Tërnavën kanë diskutuar se si mund të punojnë për çështje siç është adresimi i dhunës seksuale.

“Komuniteti islamik i Kosovës e pasuron kulturën e larmishme të Evropës dhe ka rol të madh për të luajtur në tejkalimin e boshllëqeve ndërmjet komuniteteve të Kosovës. Ishte e mrekullueshme të takoh myftiun Naim Tërnava për të diskutuar mbi këto çështje dhe se si mund të punojmë së bashkë në çështjet si adresimi i dhunës seksuale”, ka shkruar Hargreaves.

Lajmet Ambasadori britanik takohet me Tërnavën, jepen detajet çka u diskutua >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>