Ambasadori britanik mbështet vendimin për Dinarin

Ndryshe nga shumë ambasadorë e institucione ndërkombëtare që dolën kundër vendimit të BQK-së që dinari të hiqet nga përdorimi, është një ambasador që i ka dhënë mbështetje.

Në një status në Facebook, ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, ka bërë thirrje të respektohet Kushtetuta e Kosovës dhe të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duke përfshirë edhe atë për Manastirin e Deçanit.

“Jam shumë i lumtur kur shoh thirrje që të zbatohet kushtetuta e Kosovës, qoftë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për tokat e Manastirit të Deçanit, qoftë neni 11. Ajo që nevojitet është komunikimi më i mirë për komunitetet e prekura dhe zbatimi i inskenuar i masave për të lejuar njerëzit të rregullohen”, ka shkruar Abbott.

Neni 11 i Kushtetutës së Kosovës përcakton se në Republikën e Kosovës si mjet i vlefshëm pagese, përdoret një valutë e vetme.

Ndërkohë, Kosova dhe Mali i Zi, pas largimit të markës gjermane, kanë marrë në mënyrë të njëanshme përdorimin e Euros si valutë zyrtare të tyre.

Lajmet Ambasadori britanik mbështet vendimin për Dinarin >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>