Ambasadori Bajrami mbledhjen në Paris e lidh me Brukselin e Ohrin: Sonte deri në mbrëmje e dimë se a ka marrëveshje apo jo

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka thënë se sot në Paris ku po mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Demokraci e Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Europës do të testohet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë e sponsorizuar nga BE.

Ai i referohet pikave të marrëveshjes ku palët s’duhet të interferojnë njëra-tjetrën në sferën ndërkombëtare dhe se Serbia nuk duhet të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Sot, në Paris, do të vihet në provë neni 4 i “Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” të sponsorizuar nga BE. Deri në mbrëmje, ne do të dimë nëse ka një marrëveshje apo jo. Siç do të kishte thënë Cervantes: “Prova e pudingut është kur hahet””, ka shkruar ai në X.

Lajmet Ambasadori Bajrami mbledhjen në Paris e lidh me Brukselin e Ohrin: Sonte deri në mbrëmje e dimë se a ka marrëveshje apo jo >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>